Fotografia e Almasa Sarajliç, maturantes nga Medreseja Elçi Ibrahim Pasha nga Travniku i Bosnjës, u përhap në rrjetin e internetit dhe deri më tani e kanë pëlqyer mbi 25000persona. Siç deklaroi vet Almasa, as që ka ëndërruar se fotografia e saj do të jetë aq e pëlqyer.Ajo në fillim të majit në profilin e saj të Facebookut vendosi foton e maturës që vetëm për tetë ditë ka mbledhur mbi 25 000 pëlqime. Komentues të shumtë i kanë dhënë vlerësime për bukurinë e saj duke i dëshiruar fat dhe lumtri.
Pëlqimet dita ditës po rriten dhe me siguri për këtë periudhë Almasa do të jetë senzacioni i Facebookut.
"Nuk kam pritur reagim të tillë, gjithçka është në rregull që të ketë komente pozitive dhe ato që nuk janë pozitive, por para së gjithash e falënderoj Allahun. Normalisht, kjo nuk do të ndryshojë asgjë në jetën time. Përmbahem parimeve të mia siç kam qenë deri më tani dhe nuk kam ndërmend të ndryshohem, deklaroi Almasa për disa media boshnjake./